Kur makiatoja bëhet art

Lepuri, hipopotami apo macja që po del nga makiatoja në fotot e mëposhtme është puna e një baristi japonez, i cili bën art me porositë e klientëve.


Kazuki Yamamoto ndërton skulptura me shkumën duke krijuar pamje të koreanit Psy dhe personazheve të Disney si Mickey Mouse dhe Pinoku.


Yamamoto është bërë i famshëm në Twitter duke pasur më shumë se 82 mijë ndjekës dhe duke postuar çdo ditë të paktën një foto të një pune të re.


26-vjeçari nuk është i vetmi që merret me “skulptura” të tilla në Japoni dhe shtimi i baristëve të këtij tipi ka krijuar një debat mbi faktin se baristët po merren me pamjen dhe po lënë pas dore shijen.

Lajme të ngjashme

Back to top button