ATO ndjek 159 komunikime momentalisht, është e mundur që disa të jenë të lidhura me rastin “Reket”
Drejtori i Agjencionit teknik operativ (ATO), Zoran Angelovski sot deklaroi se momentalisht janë duke u ndjekur 159 komunikime aktive, ndërsa ekziston mundësia disa prej tyre të jenë të lidhura me rastin e ri “Reket”.
“Përkundër asaj se ATO kërkesat për ndjekjen e komunikimeve i merr përmes identitetit të fshehur, me siguri i ka edhe numrat e telefonit të atyre. Supozoj, nëse Gjykata ose Prokuroria tregoi se masat PI janë aktive, ajo nënkupton se ato masat PI kalojnë përmes ATO-s. Me garanci nuk mund të ju them, sepse nuk është punë e ATO-s në lidhje me atë se kush po ndiqet”, tha Angelovski.
Sipas tij, ndjekja e bisedave është e siguruar maksimalisht dhe nuk mund të ndodhë përhapje të bisedave. ATO nga fillimi i vitit ndjek 258 komunikime. Sot në vizitë te ATO ishte Komisioni parlamentar për mbikëqyrje e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve, me të cilën kryeson deputeti Emil Dimitriev.
Prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva, prej personifikimit të luftës kundër regjimit dhjetëvjeçar të Nikolla Gruevskit i shprehur në parullën “s’ka drejtësi s’ka paqe”, nëpërmjet një thurjeje të pabesueshme të ngjarjeve, u transformua në objekt i linçit publik dhe përbuzjes, kjo e plotësuar me thirrje për arrestimin e saj dhe numër të madhe spekulimesh dhe dezinformatash rreth rastit “Reket”, shkruan Portalb.mk.
LEXO: Si u bë Monika Makovej e Maqedonisë prej simbolit të drejtësisë “rast” në aferë për reket milionash