Kërkesa dhe urdhri për përgjim do të udhëtojnë në mënyrë digjitale nëpër institucione, thotë drejtori i ATO-s

Sistemi digjital për krijimin, ruajtjen, përpunimin dhe transmetimin e informatave të klasifikuara lidhur me inicimin dhe lëshimin e urdhrave për përgjim tanimë është funksional, konfirmoi në emisionin “360 Gradë” në TV “Alsat”, drejtori i Agjencisë Teknike Operative (ATO), Zoran Angellovski, njofton Portalb.mk.

Ai sistem, e zëvendëson këmbimin aktual të dokumenteve mes institucioneve në formë të letrës me zarfe të mbyllura dhe korrierë.

Angellovski tha se një periudhë kanë pritur për akreditim të sistemit dhe se ai është testuar në rrethana të ndryshme me të gjithë palët e përfshirë në proces.

“Janë kaluar trajnime përkatëse për shfrytëzuesit që të munden në mënyrë të rregullt ta shfrytëzojnë sistemin. Qëllimi ishte që tërë procesi të digjitalizohet dhe të rrumbullakohet një tërësi pasi që tani mungesa ishte në atë që urdhrat në ATO arrinin në formë të shkruar. Shpesh kishim problem me gabime në krijimin e të të ashtuquajturave ellaj numr (LI ID). Me ligj parashikohet që urdhërim të ketë numër të ti identifikimi pa të cilin nuk mund të aktivizohet masa. Ne kemi ardhur në situatë që i kemi sjellë gjykatësit në pozitë të krijojnë algoritme që duhet t’i përshkruajë subjektet në proces që të mundet ta marrin si numër lidhës që të mundet të aktivizohet masa dhe këtu kishte gabime”, tha Angellovski.

Angellovski konfirmoi se e gjithë kjo ka kuptuar shpenzim kohe, krijim të dokumentacionit të madh, ndërkaq në terren janë humbur provat.

Sistemi nuk është i lidhur në internet, por është digjital.

Sipas Angellovskit, është bërë hapësirë virtuale “Cloud” në të cilin ruhen të gjitha të dhënat dhe gjithë ajo që ndodh në sistemin që është aspekt shumë i rëndësishëm për mbikëqyrje dhe kontroll. Për herë të parë në Maqedoni është zbatuar kripto-mbrojtja në nivel kuantik që është lloj më i ri i teknikës.

Thënë më thjeshtë, këmbimi i dokumenteve në formë të letrës gjatë inicimit dhe miratimit të Masave të Veçanta për ndjekje të komunikimeve nuk do të ketë. Sistemi është zhvilluar bashkë me institucionet e përfshira dhe me atë do të shmangen gabime që mund të ndodhin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button