Aksidentoi me makinë xhematin e varrimit, 10 persona të lënduar

Një person më rëndë është lënduar dhe nëntë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e incidentit në rrugën lokale në Orashë të Epërme, ku 61 vjeçari banor i Reçicës së Vogël ka goditur në 10 këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta, ndërsa gjithë të lënduarit janë persona  më të moshuar prej moshës 46 vjeçare deri në 76 vjeç.

“M.J.(61) nga Reçica e Vogël, duke e ngasur automjetin “Folksuagen Golf” me targa të Tetovës, ka goditur te këmbësorët : A.V.(75) nga f. Jazhinca, I.Z.(76) nga f. Neproshteni, Xh.A. (58) nga f. Dobroshti, R.A.(73), A.A.(67), R.M.(55), A.A.(71), f. Orashë, B.N.(46) të gjtiha nga f. Orashë, Q.M.(65) nga f. Përshevcë dhe S.Xh. (60) nga Tetova”, informon SPB Tetovë, transmeton MIA.

Në fatkeqësinë lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori A.V. i cili është dërguar në Klinikën e Tetovës, ndërsa  lëndime trupore kanë marrë të gjithë këmbësorët tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button