Zhbogar: Nuk shoh rezultate pas rekomandimeve të UNESKO-s për Ohrin

Dy javë kanë kaluar që nga rekomandimet e UNESCO-s në lidhje me rajonin e Ohrit dhe nuk shoh rezultate, tha ambasadori i BE Samuel Zhbogar gjatë një vizite në komunën e Debarcës. Ai shtoi se duhet të bëhen përpjekje për të arritur rezultatin e pritur. Zhbogar në Debërcë ishte në lirimin e një dige të rindërtuar në liqenin e Slatinës, e cila para disa viteve është tharë për shkak të çarjeve, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Prishja e ndërtimeve pa leje është një nga 19 rekomandimet e  UNESKO-s për që të mos e vendosë rajonin në një listë të trashëgimisë botërore të rrezikuar.

“Është më mirë të përballeni me probleme vetë, me forcën tuaj. Deri më 1 shkurt, kur afati përfundon, 30 javë janë në dispozicion. Që nga 4 korriku, kur UNESCO ka caktuar një afat kohor për plotësimin e rekomandimeve, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nuk shohim asnjë rezultat “, tha Zhbogar.

Ai tha se pati takime dje me përfaqësuesit e OJQ-ve për mbrojtjen e mjedisit dhe shoqatat mjedisore, të cilave iu transmetua shqetësimi i tij për situatën.

“Tani është momenti që të gjitha institucionet të punojnë së bashku, nga komunat, përmes Parlamentit dhe deri tek Qeveria, në gjetjen e mënyrave për të trajtuar problemin. Ne kemi nevojë për një energji të re, një iniciativë të re “, tha Zhbogar.

Muajin e kaluar, Komuna e Ohrit publikoi të dhëna se ka 1,076 ndërtime pa leje, nga të cilat 409 janë në zonën e mbrojtur. Pak ditë më vonë, kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski tha se UNESCO nuk kërkon të prishë të gjitha ndërtimet e paligjshme, por të bëjë një vlerësim se si ato ndikojnë në zonën e mbrojtur dhe që sipas tij, një duzinë objekte do të duhet të shkatërrohen. Ai pastaj tha se komuna nuk mund të merret vetë dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button