Ristovski paralajmëron, matura shtetërore të jetë në mënyrë elektronike

Me ardhjen e Spiro Ristovskit në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë paralajmëruar ndryshime.

Një dit pas mbajtjes së provimit të maturës shtetërore, ai ka paralajmëruar idenë që testimi të realizohet nëpërmjet mënyrës elektronike.

‘Fakt është se matura shtetërore ende realizohet në letër. Tash, me fillimin e mandatit tim si ministër i arsimit dhe shkencës, mund të paralajmëroj se një nga prioritet më me relevancë të MASH-it, për periudhën e ardhshme është realizimi i projektit E-matura’ ka thënë Ristovski.

Se a do të jetë mënyra elektronike e aprovuar vitin e ardhshëm apo jo, Ristovski nuk deshi të precizojë me afate.

‘Akoma nuk dua të precizoj me data dhe afate, por është prioritet që matura të realizohet në mënyrë elektronike, ashtu siç arritëm të realizojmë edhe një projekt shumë të madh vlerësimin ekstern’ u shpreh Ristovski.

Ndryshe, me 8 (e shtunë) dhe 11 qershor (e martë), gjenerata e gjashtë iu nënshtrua maturës shtetërore në Maqedoni.

Rezultatet preliminare të maturës shtetërore shpallen me 10 korrik.

Këtë vit shkollimin e mesëm e kanë kryer rreth 20 mijë maturantë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button