Policia arreston 11 shtetas shqiptarë në Tetovë

Sipas informatave nga policia, sot në mëngjes, në Tetovë janë zbuluar njëmbëdhjetë shtetas shqiptarë të moshës prej 23 deri në 51 vjet.

Shtetasit shqiptarë nga qytetet e Librazhdit dhe të Pogradecit janë zbuluar në një objekt në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Tetovë, nëntë prej tyre nuk kanë pasur status të rregulluar dhe nuk kanë pasur vendqëndrim të paraqitur, ndërsa të gjithë kanë pasur dokumente udhëtimi dhe dokumente të tjera.

“Shtetasit shqiptarë janë dërguar në stacionin policor të Tetovës, dhe policia është duke punuar në zbardhjen e të gjitha detajeve rreth qëndrimit dhe angazhimit të tyre në këtë rajon, por edhe involvimit të tyre eventual në aktivitete kriminale”, njofton MPB-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button