Bajgora: Polemikat e Çitakut dhe disa deputeteve, skenar i kurdisur

“Kohëve të fundit në Kosovë fatkeqësisht është duke u zhvilluar në mënyrë histerike një kampanjë denigruese ndaj BIK-ut dhe përgjithësisht ndaj Islamit dhe myslimanëve shqiptarë në Kosovë. Madje disa media janë duke i dhënë flakë kësaj fushate, duke i fryrë zjarrit”. Kështu ka deklaruar  kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora , në një intervistë për Presheva Jonë”.

Bajgora thotë se, polemikat në mes ministres Çitaku dhe grave deputete, me myslimanët e Kosovës, ka ardhur në një kohë, kur me çdo kusht po tentohet që vëmendja e Opinionit kosovar dhe shqiptar të shpërqendrohet nga disa tema të nxehta si Veriu i Kosovës, Marrëveshja me Serbinë, apo burgosja e grupit të Drenicës. Prandaj, kjo sipas imamit Bajgora, duket si një bombë e tempuar, e cila mëton të ngrish debate të panevojshme rreth Religjionit në Kosovës.

“Dhe fatkeqësisht, rreth fesë, ka shumë hasretxhinj që mezi presin të hapet një debat dhe të shfryjnë mllefin e tyre ndaj fesë islame. Megjithatë, ne si Bashkësi Islame, nuk e kemi ndërmend të rrëmbehemi nga emocionet dhe nuk do të biem pre e politikave ditore, por me gjakftohtësi do të analizojmë çdo gjë dhe do të flasim publikisht, vetëm atëherë kur do të konstatojmë se ka një klimë mirëkuptimi për të biseduar qetësisht”, thotë Bajgora.

Lajme të ngjashme

Back to top button