Ndërroi jetë inspektori policor 33 vjeçar që qëlloi veten e tij

Ka ndërruar jetë në orët e vona të natës së mbrëmshme 33 vjeçari Burim A. nga fshati Poroj që qëlloi veten e tij një ditë më parë. B. A. ka qenë inspektor në Shërbimin për Zbulim dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë.

Policia e Tetovës njofton se  të hënën rreth orës 18:30 minuta në Spitalin klinik të Tetovës është sjellë 33 vjeçari B.A. nga fshati Poroj, i cili gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje ishte lënduar në kokë.

Për shkak të lëndimeve serioze, ai ishtë transferuar në Klinikat e Shkupit. “Ekipet e SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje,  në vendin e quajtur “Shulan” mbi fshat dhe kanë gjetur një pistoletë CZ, të kalibrit 7.64, gjurmë gjaku të cilët më pas do të dërgohen për analizë.

Sipas rrëfimit të të afërmve, B.A. kohëve të fundit është përballur me probleme psikike, kurse edhe njëherë tjetër ka tentuar të vetëvritet. Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button