1.2 milion qytetarë kanë udhëtuar përmes aeroportit të Shkupit dhe Ohrit

Nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportit “Shën Apostull Pavle” në Ohër në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë udhëtuar 1,2 milionë (1.163.667) udhëtarë, që paraqet rritje prej 12 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Portalb.mk.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për momentin shërben 42 destinacione, prej të cilave 33 janë të buxhetit të ulët, të menaxhuara nga 13 kompani ajrore, përderisa aeroporti Shën Apostull Pavle Ohër shërben 20 destinacione, prej të cilave tetë janë ruta të rregullta gjatë gjithë vitit por edhe të buxhetit të ulët në të njëjtën kohë, prej 13 kompanive ajrore.

Sipas pjesëmarrjes së komunikacionit të udhëtarëve nga janari e deri në qershor të këtij viti, Stambolli (dhe dy aeroportet -Stamboll dhe Sabiha Gohçen) është destinacioni më i frekuentuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me 10,1 për qind pjesëmarrje në treg, pas çka vijojnë Cyrihu (6,9 për qind), Bazeli (5,4 për qind), Vjena (5,4 për qind), Malmo (4,3 për qind), Bratislava (3,4 për qind).

Në lidhje me pjesëmarrjen e kompanive ajrore në komunikacionin e udhëtarëve, “VizAir” ka transportuar numër më të madh të udhëtarëve në gjashtë muajt e parë dhe ka 65,1 % të pjesës së tregut, pas çka vijojnë Turkish Airlines (7%), Austrian Airlines(5,3%), Gjermania Fluge (4,2%), Pegasus Airlines (3,4%), Kroacia Airlines (2,9 %).

Komunikacioni kargo në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjithashtu ka pjesë të madhe të rritjes prej 31,7%, duke arritur gjithsej 1.960.388 kilogramë, në periudhën janar-qershor të këtij viti.

Nëse shihet statistika për komunikacionin ajror në dy aeroportet ndaras, aeroporti i Shkupit në gjysmën e parë të këtij viti ka 1.059.223 udhëtarë dhe rritje prej 8,5 për qind, ndërsa ai i Ohrit ka 104.444 udhëtarë, gjegjësisht 62,9 për qind rritje vjetore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button