Ndërroi jetë Martin Charnin
Martin Charnin ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Shkrimtari dhe tekst shkruesi, fitues i çmimit Tony, vdiq të mërkurën pas një sulmi në zemër. Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij Sasha përmes Facebook-ut, transmeton Klan Kosova.
“Babai ynë vdiq. Martin Charnin jetoi një jetë të plotë. Ai pësoi një sulm të vogël në zemër. Forca e tij ishte e habitshme. Ai tani është në një vend pa dhimbje. Ai ishte babai më i mirë në botë. Charnin vdiq i rrethuar nga gruaja dhe të gjithë fëmijët e tij”, shkroi vajza e tij.