5 milionë euro për 40 projekte nga “Creative Europe” për vitin 2023 për vepra letrare
Ministria e Kulturës ka njoftuar që në kuadër të “Europe Creative” do të shpenzohen 5 milionë euro për përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare, transmeton Portalb.mk.
“Për këtë thirrje janë siguruar mjete në vlerë prej 5 milionë euro në kuadër të Programit “Europe Creative” nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa pritet mbështetja e rreth 40 projekteve”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që aplikimi do të bëhet online.
Në Konkurs theksohet që kohëzgjatja maksimale e projekteve është 36 muaj. Mbështetja financiare për projektet do të jetë deri 60 për qind e vlerës së projektit.