Liqeni i Treskës, edhe këtë vit jofunksional: qytetarët s’ka kush ti ndalë (Foto)

Liqeni i Treskës edhe këtë vit do të jetë jashtë përdorimit. 

Kjo për faktin se autoritetet lokale nuk janë të gatshëm të gjejnë mënyrë për funksionimin e saj. 
Kreu i Shkupit nuk din se çfarë të thotë për Liqenin e Treskës, dhe premtoi përgjigje adekuate për ndonjë herë tjetër. 

‘Tani nuk mund tu them asgjë, do tu përgjigjem ndonjëherë tjetër. Për momentin po bëhet studimi dhe është kah fundi. Ky studim do të na jep rrëfimin apo drejtimin se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen për liqenin e Treskës, dhe për çdo rast ky problem do të zgjidhet’ tha Trajanovski.

Sido që të jetë, pamjet në teren flasin se edhe përskaj ndalesës qytetarët freskohen aty dhe nuk ka kush ti ndalë.

Liqeni i Treskës është ndërtuar që në vitin 1978 me vetë kontributin e shkupjanëve. Kompleksi përfshin 35 hektarë prej të cilëve një pjesë janë sipërfaqe të gjelbra ndërsa tjetra është ujë. Qendra punonte aktivisht deri në vitin 1989./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button