Adrian Gaxha, është apo jo në një lidhje?

Adrian Gaxha, në skenën e “Videofest”-it u prezantoi edhe këngën e re “Kjo zemër”, që është sërish në bashkëpunim me Florianin.

“Impakti i parë i publikut ishte shumë i mirë. Shpresoj vërtet që “Kjo zemër” të pasojë suksesin e “Ngjyra e Kuqe”. Këtu jemi duke xhiruar videoklipin, që do të jetë sërish i “Entermedia”-s. Është konceptuar si diçka e veçantë dhe kam idenë që do të përqafohet nga publiku”, ka thëne Gaxha.

Ndërsa ”Ngjyra e kuqe” u tha se e riktheu atë në krahët e Luanës, duket se kjo lidhje nuk ka ecur mirë. Jeta private e Adrianit, nuk është e qartë as për të. I pyetur nëse është apo jo në një lidhje, Gaxha është shprehur: “Për momentin, as vetë s’jam i qartë për statusin tim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button