PS mblodhi 55 firma për shkarkimin e Ilir Metës, kërkesa do të depozitohet nesër

Grupi Parlamentar i Partisë Socialite ka mbledhur 55 firma për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës, raporton TopChannel.tv. Për kërkesën e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që ajo të depozitohet në Parlament, por socialistëve u janë bashkuar edhe disa deputetë që kanë marrë mandatet pas largimit të PD dhe LSI.

Kjo kërkesë pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme. Sot në Parlament u miratua me 100 vota rezoluta ku dënohej vendimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Për shkarkimin e Ilir Metës si president duhen 94 vota, por miratimi i rezolutës nga 100 deputetë tregoi sot se Edi Rama i ka votat për të larguar nga zyra më e lartë e shtetit personin që dërgoi aty dy vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button