Wan-Bissaka i kërkoi Palaces që ta lë të bashkohet me United

Aaron Wan-Bissaka i ka treguar klubit të tanishëm Crystal Palace se dëshiron që të largohet.

Leja për t’u larguar nga Selhurst Park nënkupton kalimin e tij në Manchester United, transmeton Klan Kosova.

Djajtë e Kuq raportohet se do të provojnë që të bëjnë ofertën e radhës për mbrojtësin, pasi që tentativa e tyre e parë kishte dështuar.

21 vjeçari që ka kontratë deri më 2022 ëndërron kalimin në Old Trafford dhe shpreson që Palace do ta lë të largohet kësaj vere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button