Tusk-Pendarovski: nuk janë të gatshme të gjitha vendet e BE të marrin vendim për hapjen e negociatave

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka propozuar që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’u mundësohet fillimi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), por ka theksuar se nuk janë të gatshëm të gjitha vendet anëtare për fillimin e negociatave, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas takimit dypalësh në Bruksel kanë organizuar një konferencë shtypi të përbashkët.

Ai tërhoqi vëmendjen në atë se Maqedonia e Veriut në 2 vitet e fundit ka marrë hapa të duhur politik për të përmbushur pritjet e BE-së.

“Nuk dua të bëj gjykime paraprake në lidhje me vendimet e BE-së. Ju i përmbushët të gjitha pritjet. Por nëse duhet të jem i sinqertë, të gjithë vendet e BE-së nuk janë të gatshme të marrin vendim për hapjen e negociatave në ditët në vijim”, theksoi Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se mendimi i tij personal është ashtu si i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa kjo është një çështje kohore.

“Procesi i marrjes së vendimit të përbashkët nga 28 shtete ndonjëherë është më i gjatë se që dëshirojmë”, është shprehur ai, duke shtuar se Maqedonia e Veriut dhe i gjith rajoni vendin e kanë në BE.

Pengesat për anëtarësim në NATO dhe BE janë hequr

Nga ana e tij presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, theksoi se kanë zhvilluar marrëdhëniet me fqinjët dhe kanë realizuar reforma kyçe. Ai shprehu kënaqësinë nga raporti i Komisionit Evropian ku për vendin e tij është rekomanduar të hapen negociatat për anëtarësim.

Pendarovski theksoi se vendi i tij ka zgjidhur problemet të vjetra me dekada, me të cilën ka kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se me këtë janë hequr pengesat për anëtarësim në NATO dhe BE.

Udhëheqësit e BE-së do të bisedojnë rreth kësaj çështjeje në samitin që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor në Bruksel. Për hapjen e negociatave të pranimit nevojitet vendim i njëzëshëm.

Siç njoftoi paraprakisht kabineti i presidentit Pendarovski, në kuadër të qëndrimit në Bruksel ai do të realizojë takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Pendarovski po ashtu do të adresohet në debatin e organizuar nga “Miqtë e Evropës”, e cila është organizatë udhëheqëse ‘think tank’ që lidh njerëzit, stimulon debat dhe nxit ndryshime për të krijuar Evropë më përfshirëse, të qëndrueshme dhe progresive. Presidenti do të flasë mbi temën “Maqedonia e Veriut dhe gjurmimi i saj për integrimin euro-atlantik”.

Pendarovski para vizitës në Bruksel: Pres marrjen e datën nga BE-ja

Pendarovski në një intervistë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, ka deklaruar se pret marrjen e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, për siç thotë ai, sepse Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha rekomandimet dhe është i vetmi shtet në rajon që nuk ka çështje të hapura me fqinjët, transmeton Portalb.mk.

“Vizita sjell porosi simbolike dhe është me agjendë precize dhe qëllim që t’u tregojmë të gjithëve me të cilët do të kemi takime, veçanërisht presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka plotësuar në tërësi pjesën e obligimeve të saja. Qartë të transmetojmë si ne shikojmë në konstollacion të përgjithshëm të aspekteve politike dhe të sigurisë dhe sfidave që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Këtu mendoj në argumentin se jemi shteti i vetëm në rajon në të cilën opozita në Parlament, është e vetmja në të cilat funksionojnë të gjitha institucionet, e vetmja e cila nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët. Megjithatë, nuk duhet të harrohet se edhe në rajon edhe ekzistojnë struktura politike të caktuara dhe individë të cilët konspirojnë koncepte për zgjedhje të problemeve të mbetura, të cilët janë të vjetra në shekullin XXI, por paraqesin edhe potencial për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pres që takimet në Bruksel të fitoj një dëshmi se mundet të të gjithë aktorëve, pa përjashtime, janë në drejtim të asaj se shtetit ynë do të fitojë datë për nisjen e negociatave, dhe atë jo vetëm në një rreth të gjerë, por para se gjithash, për shkak të se kemi punuar dhe e meritojmë”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button