Shqipëria fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë
Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka fituar ndeshjen përballë ekipit të Moldavisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën eliminatore të kampionatit “EURO 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sfida e radhës e zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 2:0 në favor të kuqezinjve.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë golat e shënuar nga Çikalleshi në minutën e 66-të dhe Ramadani në minutën 90+3 vulosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Në mbështetje të ekipit të Shqipërisë ishin të pranishëm në stadium edhe tifozët, ndërsa policia kishte ndërmarrë masa shtesë për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.