Qytetarët e Vizbegut letër Zaevit: A duhet t’besojmë në idenë e BE-së kur po ngulfatemi në tym kancerogjen?

Edhe pas 4 muajsh përpjekje nga qytetarët e Vizbegut për deponinë e egër në hapësirën ndërmjet Shuto Orizares dhe Vizbegut – Komuna e Butelit, problemi nuk është zgjidhur, dhe e njëjta vazhdon të stërmbushet dhe të digjet gradualisht, duke shkaktuar tym helmues për banorët jo vetëm të Shuto Orizares e Butelit, por edhe të Çairit dhe Karposhit, transmeton Portalb.mk.

Rasti i fundit i djegies së deponisë ishte më 24 maj 2019.

LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Banorët e Çairit, Butelit dhe Vizbegut po thithin helm (FOTO)

Për ta alarmuar situatën por moszgjidhjen e këtij problemi, grupi i qytetarëve kanë dërguar letër deri te kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me çka duke bashkëngjitur të gjitha materialet e dokumentuara nga aktivitetet që i kanë ndërmarrë gjatë këtyre 4 muajsh përpjekje, ata kanë shtruar disa pyetje deri te ai:

– Gjithçka çfarë kemi merituar është se fëmijët tanë të helmohen?
– A do të japë përgjigje ndokush për këtë?
– A do të kërkoni Ju përgjegjësi apo a do ta largoni nga funksioni ndonjë person?
– A do të ngritni procedurë penale për këtë?
– A konsideroni se fakti se njerëzit që tashmë janë të vetëdijshme, se dikush i ka helmuar, sjell deri te ulja e numrit të mbështetësve të kësaj qeverie?
-A do të lejoni që popullit të jetë peng i strukturave “shaka”, të cilët përfitojnë duke shitur bakër?
-Me dinjitetin e plotë, a konsideroni se shkelja e të drejtave elementare (e drejta për ambient jetësor të pastër” na çon drejt BE-së? A konsideroni se dikush duhet të besojë në idenë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, kur për çdo ditë ngulfatet në tym kancerogjen?

Në letrën dërguar kryeministrit Zaev, grupi i qytetarëve të Vizbegut i udhëhequr nga Davorin Tërpevski, ka numëruar edhe aktivitetet që i ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe 4-mujore që kur filloi djegia e deponisë në mënyrë të vazhdueshme për dy javë me resht, dhe kohë pas kohe edhe gjatë kësaj periudhe.

Ata kanë treguar se kanë dërguar kërkesa dhe kanë realizuar takime me kryetarët e komunave të Butelit, të Shuto Orizares, me pjesëtarë të Qytetit të Shkupit, të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, kanë dërguar parashtresë të Avokati i Popullit, kanë dërguar kërkesë për realizim të raportit nga Instituti i Shëndetit Publik, me çka edhe kanë marrë raport, kanë denoncuar vazhdimisht (thuajse çdo natë) në numrat 192, 193 dhe 195 dhe kanë kontaktuar tri organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të romëve si dhe te Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Këta aktivitete, siç theksojnë ata, janë dokumentuar edhe me dhjetëra kronika në media.

ISHP-ja rekomandoi: Urgjentisht zhvendosje, dezinfektim dhe vaksinim

Përndryshe, se situata është alarmante, tregoi edhe raporti i Institutit Shëndetit Publik, i cili pas denoncimit të Portalb.mk për kërkesën e qytetarëve të Vizbegut, më 11 mars të 2019-s realizoi testim të dëmeve në lokalitetin në fjalë, dhe pas evidentimit të lëshimeve, ka rekomanduar që urgjentisht të realizohet zhvendosja e deponisë, në lokalitetin ekzistues të realizohet dezinfektimi dhe deratizimi, dhe të kryhet vaksinimi i personave që kanë menaxhuar me të.
ISHP-ja ka vërtetuar se deponia:
gjendet afër rezervuarit të ujësjellësit Shkup dhe qendrës për strehim të emigrantëve, gjë e cila tregon se ka rrezik për kontaminim të tokës dhe ujërave nëntokësore,
-nuk ka dokumente që do ta definonin statusin legal të saj,
nuk është paraparë me planet urbanistike,
– funksionon në mënyrë që nuk është në pajtueshmëri me rregulloret ekzistuese.

Lëshime të tjera që i ka evidentuar ISHP-ja janë: Lokaliteti nuk ka rrethojë mbrojtëse/rrjetë, përveç portës mbyllëse provizore, për çka qasje deri te ajo kanë të gjithë personat e paautorizuar, gjallesa të cilat janë duke kërkuar ushqim; nuk ekziston mjet mbrojtës as për erën kundërmuese, pluhurit, shkarkim-ngarkimit të deponisë nën ndikimin e erërave natyrore; nuk ka tabelë që do ta përkufizonte qëllimin e lokacionit; nuk është evidentuar shërbimi i rojësnuk ka shenja të kundërzjarrit në rast se rrezikohet ndezja e deponisë; nuk përmban mburojë – objekt me dritare të dyfishta, instalim të sistemit të ventilimit me filtra dhe biofiltra, e cila do ta neutralizonte erën kundërmuese; nuk ka sistem për deponimin e mbeturinave, i cili do të ishte lidhur me rrjet kanalizimi ose rezervuare që janë rezistente ndaj korrozionit ku do të deponohej pjesa e lëngshme e mbeturinave, transmeton Portalb.mk.

Ashtu siç raportoi Portalb.mk, edhe ISHP-ja ka vlerësuar se, për shkak se deponia është 6-7 kilometra në vijë ajrore larg Shkupit, varësisht kahes së erërave, shpërndarja e tymit, erës dhe gazrave, mund të jetë potencial rreziku i shëndetit të qytetarëve të pjesëve të Shkupit, në lagjet Butel, “Shkup Veri”, Vollkovë, Gjorgje Petrov dhe të tjera.

LEXO: Deponia e Shutkës dy javë në flakë, kryetari Dudush na sugjeroi ta festojmë “8 Marsin”
LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Nuk janë kapur njerëzit, nuk do të ketë përgjegjësi
LEXO: Kryetari i Shutkës, Dudush: Të miturit e djegin deponinë, do të zhvendoset në Drislla

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button