Letra e gjashtë e Ramës: Java e fundit për dialog

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një letër të gjashtë kreut të PD, Lulzim Basha të cilën e quan në fundit për të tentuar Dialogun pasi sipas Ramës është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit, transmeton Top Channel. 

“S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar” thotë Rama.

Unë thotë Edi Rama Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!

Jini i sigurt zoti Lulzim thekson Edi Rama se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button