Sonte do të ndryshojnë çmimet e benzinës dhe dizelit në Maqedoninë e Veriut

Benzinat  prej sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për dy, gjegjësisht për një denar për litër, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin kryhet ulja e shitjes së çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,97 për qind në krahasim me çmimet aktuale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës të konfirmuara nga ana e tregtarëve të shitjes me shumicë me naftës së papërpunuar, derivateve të naftës, bio-karburanteve dhe karburanteve për transport.

Çmimi i i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të jetë 71, ndlrsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 73 denarë për litër.

Me vendimin KRRE për dy denarë për litër ulet çmimi i EUORODIZELIT (D-E V) dhe do të jetë 64 denarë për litër, deisa Ekstra vaki i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për një denar për lirët dhe do të kushtojë 53,5 denarë. Shitje me pakicë të mazutit M-1 NS, megjithatë,rritet për 0,959 denarë  për kilogram dhe do të arrijë 35,964  denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button