Ka tre vjet që nuk jepen biçikleta me qira sepse 200 biçikletat që i kishte blerë Qyteti i Shkupit janë shkatërruar 

Tashmë tre vite në Shkup nuk jepen biçikleta me qira. Projekti, të cilin qyteti i Shkupit e filloi në vitin 2010 në kohën e kryetarit Koce Trajanovskiu, për të inkurajuar qytetarët që të përdorin biçikletën si mjet transporti, më nuk funksionon. Të gjitha biçikletat  që, Qyteti i pat blerë ose marrë si donacion, janë shkatërruar ose vjedhur, prandaj projekti është ndërprerë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Biçikletat me qira, nga viti 2010 deri në vitin 2016, i jepte ndërmarrja  publike e qytetit “Parkingu i qytetit”. Biçikletat merreshin me qira në disa vende ku ndërmarrja kishte parkingje dhe kushtonte 10 denarë në orë.

Drejtori i Parkingut të Qytetit Borçe Jakimovski thotë se ai projekt, ashtu siç ishte hartuar, ishte jo rentabil për kompaninë.

“Me projektin. për dhënie të biçikletave me qira. kishim më shumë humbje sesa fitim. Të ardhurat tona ishin 80,000 denarë, ndërsa shpenzimet ishin 600,000 denarë. Biçikletat na i vidhnin ose na i kthenin të thyera, pasi ua hiqnin pjesët. Për të funksionuar ky projekt qyteti duhet të fillojë aplikimin e një sistemi krejtësisht të ri”, thotë Jakimovski.

Nga kabineti i kryetarit Petre Shilegov thonë se janë duke planifikuar të fillojnë me aplikimin e një sistem të ri publik për ndarjen e biçikletave, gjegjësisht për marrje me qira, por nuk e specifikojnë kur do të fillojë.

“Aktualisht jemi duke punuar në përgatitjen e projekteve me të cilat parashihet vendosja e këtij sistemi në 30 lokacione në Shkup, të pajisura me terminale të biçikletave për marrje me qira dhe 20 mbajtës të biçikletave”, thonë në Qytetin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button