Agjencia e re për zbulim ende s’ka adresë, objekti i dëshiruar ka çështje të pazgjidhura pronësore juridike

Partitë politike do të propozojnë ligj tërësisht të ri për mbikëqyrje parlamentare mbi shërbimet e zbulimit, kjo sipas informatave, tek të cilat erdhëm, është dakorduar në takimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës në kuadër të reformave të sigurisë që duhet të përfundojnë edhe me abrogimin e DSK-së edhe me Agjenci të re për siguri nacionale. Mbikëqyrje mbi shërbimet sekret është halli të cilin  demokracia në Maqedoni e ka mbijetuar pothuaj tre dekada. Për t’u shmangur ikjet e kryeshefave nga mbikëqyrja do të hartohet ligj i detajuar dhe i saktë. Ndërsa ja se si funksionon në këtë moment mbikëqyrja e tre shërbimeve sekrete. Komisioni për mbikëqyrje e kryeson Trajko Veljanovski, ish kryetar i Kuvendit, por aktualisht i dyshuar në hetimin për organizimin e të enjtes së përgjakshme. Veljanovski e mbijetoi seancën për heqjen e imunitetit të tij dhe nuk shkoi në paraburgim, por prej atëherë deri më tani nuk ka seancë të komisionit, transmeton Telma, përcjell Portalb.mk.

Dy raporte për punën e shërbimeve sekrete të Maqedonisë, që përpilohen rregullisht, janë parashtruar në Kuvend qysh mars, pohon Muhamed Zeqiri, i cili është anëtar i komisionit mbikëqyrës. Mirëpo anëtarët ende s’i kanë pranuar raportet, të cilat sipas nënkryetarit të LSDM-së gjenden edhe tek kryeparlamentari Talat Xhaferi edhe tek kryetari i komisionit Veljanovski.

Derisa Zeqiri jepte deklaratë, u shfaq edhe i përmenduri Veljanovski i cili na tha se raportet gjenden tek kryeparlamentari dhe menjëherë pasi t’i pranojë do t’ua shpërndajë anëtarëve. Marrëveshje ka qenë të mbarojnë zgjedhjet dhe më pas t’i shqyrtojmë, na shpjegon Veljanovski, i cili nuk dëshironte t’i komentojë akuzat e Zeqirit.

Që të dy shumë së shpejti do të duhet të votojnë për ligjet e reja për agjencinë për siguri nacionale dhe për koordinim të komunitetit për zbulim. Negociatat për versionet finale ligjore tani nuk janë para ekspertëve por në tryezën politike. Deri tani janë dakorduar rreth 50 amendamente, por vazhdojnë me negociata. Janë duke biseduar edhe për ndryshim të zgjidhjes më problematike, kryeministri të merr rol dhe pushtet të madh në zbulimin me atë që edhe do ta propozojë drejtorin e agjencisë së re, por edhe do të drejtojë komunitetin për zbulim. Problemi i dytë ishte mundësia që Agjencia, DSK-ja e re të ketë pajisjen e vet për ndjekje të pavarur të komunikimeve. Marrëveshja e arritur është që agjencia e re të ketë vetëm pajisje taktike, portabile, si çanta shpine apo furgonë e njohur të verdhë por nën kontroll të prokurorisë. Të gjitha gjërat tjera që shkojnë nëpërmjet operatorëve të telekomunikimeve do të jetë detyrë e ATO, aty do të ndiqen madje edhe mesazhe dhe aplikacione, kurse ndjekja do të zhvillohet nëpërmjet programeve kompjuterike të ashtuquajtura trojanët. Kontrollin do të duhet ta bëjnë deputetët. Afatet me ligjet e reja janë tepër optimiste, plani është që deri më një qershor të zgjedhet drejtori i agjencisë së re, kurse tërë kontrolli i punonjësve të përfundojë deri në fund të gushtit që për shkak të kohës së shkurtë lë hapësirë për dyshime se nuk do të ketë kontroll cilësor të kuadrove. Ende nuk është zgjedhur as hapësira e re për agjencinë për siguri nacionale, për shkak se pas abrogimit të DSK-së ajo do të shpërngulet jashtë MPB-së. Ka objekt të përshtatshëm, por qenka i ngatërruar në çështje të pazgjidhura pronësoro-juridike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button