Shekerinska lajmëroi fundin e “desorosoizimit”, u korrigjua padrejtësia ndaj OJQ-ve në kohën e Gruevskit

Përmes interpretimit autentik, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, bashkë me institucionet qeveritare dhe Kuvendin, po e përmirësojmë padrejtësinë që ish pushteti i VMRO-DPMNE-së, ua ka bërë organizatave joqeveritare. Ata janë dënuar dhe kanë dhënë para padrejtësisht, për gabime që nuk i kanë bërë.

Këtë sot e tha zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se nëpërmjet interpretimit të gabuar ose të pjesëve të cilat nuk kanë ekzistuar në ligj ose nëpërmjet dispozitave që kanë mbetur jo shumë të qarta që të munden t’i keqpërdorin, pushteti i atëhershëm me të cilin ka udhëhequr Nikolla Gruevski, ka dashur t’i heshtë organizatat joqeveritare, t’i ndëshkojë dhe t’i dëmtojë financiarisht, raporton Portalb.mk.

“Pas analizave dhe konsultimeve me disa institucione qeveritare dhe konsultimeve me Kuvendin, Shekerisnka thotë se ka dhënë mendim pozitiv, ndërkaq Qeveria ka miratuar interpretim autentik të ligjit me të cilin zgjidhet ky problem. Me këtë interpretim autentik, bashkë me ndryshimin paraprak të ligjit, kjo Qeveri tregoi se nuk dëshiron që të lërë zona gri me të cilat nesër do të mundej të shantazhojë, të bëjë trysni ose manipulojë. Në këtë mënyrë, zgjidhja do të garantojë se çfarëdo institucioni shtetëror nuk do të mundet në këtë mënyrë të krijojë trysni ndaj atyre që ndoshta nuk i kanë bindjet e njëjta politike”, tha Shekerinska.

Bardhyl Jashari
Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit Metamorfozis

Organizatat joqeveritare kritike që ishin cak i përndjekes së regjimit të mëparshëm të VMRO-DPMNE, e përshëndesin këtë hap, duke vlerësuar se me këtë shlyhet padrejtësia që është bërë ndaj tyre vetëm pse ishin kritik ndaj fenomeneve të dëmshme.

“Ky është lajm i mirë që shlyen një padrejtësi që ju bë disa organizatave joqeveritare gjatë regjimit të Gruevskit dhe u jep edhe një goditje shpifjeve tendencioze ndaj nesh por njëkohësisht edhe një here nxjerr në pah punën tonë profesionale. Edhe pse është vështirë të harrohet presioni institucional që na bëheshte nëpërmjet policisë financiare dhe drejtorisë për të hyra publike, si dhe presioni nëpërmjet mediave të kontrolluara nga qeveria e atëhershme, megjithatë është mirë që edhe formalisht mbyllet ky proces i padrejtë i cili i bëri dëm jo vetëm sektorit jo qeveritar por çoi prapa edhe demokracinë në shtet.”, thotë drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Fani Karanfillova Panovska

“Ishte e domosdoshme që kjo qeveri të gjejë mënyrë se si në mënyrë formale t’i mbarojë të gjitha aktivitetet që i kanë ndërmarrë përfaqësuesit e ish Qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në kontekst të përndjekjes politike të organizatave joqeveritare dhe më pas t’i mbyll të gjitha rastet. Kjo ishte një ndër mënyrat se si të mbyllen procedurat kundër OJQ-ve dhe më pas të gjenden mjete juridike që institucionet t’i mbarojë procedurat, në këtë rast Drejtoria për të Ardhura Publike”, thotë drejtoresha e Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM), Fani Karanfillova Panovska.

Ndryshe, kur filloi procesi i përfshirjes së OJQ-ve në realizim-plotësimin e Planit 3-6-9 i Qeverisë së re të Maqedonisë, te pjesa e reformave që përshijnë edhe sektorin civil u kërkua që të hetohet procesi i desorosoizmit. Madje edhe eurokomesari Johanes Han ka porositur që të ndryshohet edhe qëndrimi dhe raporti ndaj organizatave jo-qeveritare.

OJQ-të kritike kanë qenë cak i sulmeve të shumta dhe të shpeshta si nga Drejtoria e të Ardhurave Publike po ashtu edhe nga Policia Financiare. 13 prej tyre u kontrolluan nga Policia Financiare për të kuptuar se sa para kanë marrë nga USAID-i gjatë realizimit të aktiviteteve të tyre.

Me një linjë me Gruevskin ka qenë edhe bashkëpartiaku dhe tanimë ish presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili gjatë qëndrimit të tij në Hungari, shtet i cili gjithashtu i sulmon OJQ-të, tha se “patjetër të përforcohet kontrolli dhe transparenca në financimin e punës së OJQ-ve, patjetër të hiqen të gjitha dyshimet dhe të bëhet dallimi mes organizatave që me të vërtetë punojnë në interes të popullit dhe ata që fshihen pas emrit OJQ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button