Porsche është gjobitur me 535 milionë euro për emetimet nga motorët dizel

Prodhuesi gjerman i automobilave sportiv, Porsche, është dënuar me një gjobë prej 535 milionë euro, nga shkaku se automjetet e saj me motor dizel kanë lëshuar substanca më të dëmshme se sa është e lejuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e avokatit të Shtetit në Shtutgart, thotë se Porsche u gjobit për sjellje të papërgjegjshme gjatë kontrollit të cilësisë.

“Zyra e prokurorit të Shtetit i ka shqiptuar Porsche AG-së një gjobë prej 535 milionë euro për neglizhencën gjatë kontrollit të cilësisë”, tha zyra e prokurorit të Shtetit.

Dënimi për Porsche, është i fundit në një sërë dënimesh të shqiptuara mbi kompaninë e saj amë, Volkswagen, nga shkaku i skandalit të njohur si Dieselgate, i cili shpërtheu pasi autoritetet amerikane gjetën se softueri i instaluar në motorët dizel të VW-së mundëson falsifikimin e të dhënave mbi emetimet e gazrave të dëmshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button