RMV, ndryshime në çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullatior për Energjetikë (KRRE) sot ka marrë vendim për uljen e çmimit të EUROSUPER BS-98 për 2 denarë për litër, dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 2,5 denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e reja të këtyre dy karburanteve do të hyjnë në fuqi pas mesnate.

Vendimi i sotëm vjen pas vendimit të djeshëm për uljen e çmimit të dy derivateve të tjera të kategorisë përkatëse – Eurosuper BS-95 dhe Eurodieseli për dy dinarë për litër.

Me vendimin e sotëm, menjëherë pas mesnate, çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

Benzina EUROSUPER BS 95 – 81,5 denar/litër
Benzin motorik EUROSUPER BS 98 – 83,5 MKD/litër
Karburanti dizel EURODIESEL BS (D-E V) – 75,5 denarë/litër
Naftë Extra-light 1 (EL-1) – 74 denarë/litër
Naftë M-1 NS – 39.779 denarë/kilogram

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button