“Graphis Poster Annual 2020”, Ngadhnjim Mehmeti me dy çmime të arta dhe një të argjendtë

Për të dytën herë, artisti Ngadhnjim Mehmeti është vlerësuar në “Graphis Poster Annual” që mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Mehmeti këtë vit është vlerësuar me dy “Çmime të Arta” dhe një “Çmim të Argjendë”.

“Çmimi i artë” ka shkuar për posterët e realizuar në shfaqjen teatrore “Duet për një” në regji të Kushtrim Bekteshit dhe posterin e Festivalit të Teatrit “ITF Skupi”, ndërkaq “Çmimi i Argjendtë” për posterin e shfaqjes “Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiq.

“Jam krenar që posterët e mi janë vlerësuar me çmimin e artë dhe çmimin e argjendtë në “Graphis Poster Annual 2020”, tha Mehmeti.

Krenarë për vlerësimin e Mehmetit janë shprehur edhe Teatri Shqiptar i Shkupit, produksion i të cilit është “Duet për një” dhe “Vdekja e Dantonit”, dhe Festivali “ITF Skupi”.

Përndryshe, Ngadhnjim Mehmeti është vlerësuar edhe në “Graphis Poster Annual 2019” me “Çmimin e Argjendtë”.

Graphis me qendër në Nju Jork ndan çmime për punën e talentëve të jashtëzakonshëm në Dizajn, Marketing, Fotografi dhe Art/Ilustrim që nga viti 1944-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button