Patriarku rus: Skenari ukrainas mund të zbatohet edhe për KOM-KO

Patriarku rus Kirill beson se Patriarkana Ekumenike mund të aplikojnë “skenarin ukrainas” për të njohur autoqefalin e Kishës ortodokse maqedonase Kryepeshkopata e Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Nëse hiqen detajet dytësore, “receta ukrainase” është fare e thjeshtë: patriarku i Konstantinopolit i dha të drejtë vetes që të mund të rishqyrtojë çdo dokument dhe marrëveshje, të cilin e kanë lëshuar paraardhësit e tij, në qoftë se përmbajtja e dokumentit nuk i përshtatet … Kështu, ai e shfuqizoi gramatatën e vitit 1686, për dorëzim të patriarkanës së Kievit nën juridiksionin e Kishës ortodokse ruse. Si rrjedhojë, kjo nuk garanton që “skenari ukrainas” nuk do të përsëritet edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Maqedonia dhe Mali i Zi janë tashmë shtete të pavarura, që do të thotë se kufijtë aktualë kanonik të KOS, në përputhje me Tomosin e vitit 1922, Fanar lehtë mund të kontestohen … Dhe nuk është rastësi që Bartolomeu paralajmëroi se ajo që i takon Serbisë i takon në aspektin kanonik dhe eklisiologjik – ai qëllimisht nuk flet për kishën serbe, por për Serbinë si shtet, duke aluduar në këtë mënyrë në kufijtë e saj bashkëkohorë”, thotë patriarku rus në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

Ai thekson se s’ka garanci që ndonjë nga udhëheqësit e Ballkanit do t’i drejtohet Konstantinopolit me kërkesë për autoqefali, duke përkujtuar se këtë tashmë e ka bërë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Kjo kërkesë është dërguar vitin e kaluar, pothuajse njëkohësisht me kërkesën e presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko. Sinodi i Patriarkanës së Konstantinopolit ka filluar që zyrtarisht ta merr konsideratë kërkesën, për çka është publikuar edhe një deklaratë. Pse Fanari do ta shqyrtonte kërkesën nëse, megjithatë, nuk e ka ndërmend ta përsërisë “recetën ukrainase” edhe për Shkupin”, tha Patriarku Kirill në intervistën për “Politika”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button