RMV, thirrje që të mos ndizen zjarre për festën e Buzmit

Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut, eko-aktivistë dhe disa parti politike apelojnë që sonte të mos ndizen zjarre për festën e Buzmit me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri i ambientit i cili ditëve të fundit është shumë i ndotur, transmeton Portalb.mk.

Kisha Ortodokse apelon që këtë të mos ndizen zjarre, të mos luhet muzikë me zë të lartë si dhe të mos konsumohet alkool nëpër tubime.

Sipas eko-aktivistëve, shëndeti është më i rëndësishëm se tradita, andaj apeluan që të evitohet ndizja e zjarreve.

Nga ana tjetër, edhe VMRO-Partia Popullore u bëri thirrje qytetarëve të Shkupit që të bojkotojnë ndezjen e zjarreve.

Përndryshe, nesër besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjes. Buzmi tradiconalisht shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.  Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Kujtojmë që ditëve të fundit në të gjithë vendin ajri është shumë i ndotur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button