Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
Parlamenti federal belg sot e miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Informacionin e kumtoi ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders në Tuiter.
“Më vjen mirë të tregoj se parlamenti belg sot e miratoi ligjin me të cilin pranohet protokolli inkuadrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Belgjika është në hap ta finalizojë procesin e ratifikimit”, shkruajti Rejnders.
Propozim-ligji për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë ishte miratuar nga ana e qeverisë belge para më pak se dy javë.
Procedura belge parashikon së pari ligji të marrë dritë të gjelbërt nga Këshilli shtetëror, mendimi i të cilit edhe pse nuk është obligues është shumë i rëndësishëm, pastaj ligjin ta miratojë Parlamenti para se të ratifikohet. Parlamentet tjera rajonale nuk janë involvuar në proces, vetëm ai federal, që do të thotë e përshpejton procedurën.
LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN
- Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
- Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
- Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
- Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
- Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
- Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
- Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
- Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
- Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
-
Sllovakia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.
-
Polonia e ka ratifikuar Protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO