Epidemia e fruthit në RMV ndër vite: 2019-ta rekord në numrin e të sëmurëve (Infografik)

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) është duke e përjetuar hovin më të lartë të epidemisë së fruthit gjatë tre viteve të fundit (2017, 2018 dhe 2019). 2019-ta, megjithëse ende në kuartelin e parë, prin me numrin e rasteve të të sëmurëve, në krahasim me 2018-n dhe 2017-n. Paralelisht me të sëmurit me fruth, rritet edhe numri i të vaksinuarve, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të Fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të publikuara sot, nuk ka rast të ri të regjistruar me pasoja vdekjesh. Numri mbetet siç ka qenë, 3 raste.

Në vitin 2017-të, në RMV ka pasur 19 të sëmurë nga fruthi, prej tyre, 17 kanë qenë në Shkup. Vaksinimi kundër fruthit ka arritur vlerën deri 6 mijë.

Gjatë vitit 2018-të, nuk ka numër të të vaksinuarve, ndërkaq numri i të sëmurëve nga fruthi ka shënuar rritje. Në RMV janë regjistruar 68 të sëmurë, prej të cilëve 38-të kanë qenë në Shkup.

Rekordin me numrin e të sëmurëve dhe të vaksinuarve e ka regjistruar kuartali i parë i 2019-s. 1081 mijë raste të sëmurë, prej të cilëve 692 janë në Shkup. Numri i të vaksinuarve ka arritur mbi 20 mijë, deri në moshën 14-vjeçare. Mesatarisht, prej 70 deri në 90 për qind e rasteve të të sëmurëve nga fruthi kanë qenë persona të pavaksinuar, pjesërisht të vaksinuar dhe me status të panjohur të vaksinimit.

Sipas moshës së të sëmurëve, 463 të sëmurë kanë qenë të moshës mbi 30-vjeçare, ndërkaq 184 raste janë fëmijë të moshës 1-vjeçare. Këto të dhëna, ishin shkak që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse solli vendim që të ndryshohet edhe pragu i moshës së vaksinimit. Tash do të vaksinohet edhe personat e moshës 6-muajshe dhe mbi-14 vjeçare.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, foto: Borçe Popovski "Kolektiv.mk"
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, foto: Borçe Popovski “Kolektiv.mk”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka shënuar Javën së Imunizimit në Evropë, e cila realizohet nga 24 deri më 30 prill.

Nga ky vit, në kalendarin e vaksinimit u futën edhe dy vaksina të reja kundër virusit Rota dhe Pneumokokut.

Meqë në RMV paralelisht është duke u zhvilluar edhe gripi sezonal me simptome të ngjashme si ato të fruthit. Fruthi është sëmundje akute, virusale, shumë ngjitëse, e shkaktuar nga virusi Morbili. Sipas doktorëve, këto janë simptomat që e karakterizojnë fruthin:

  • Temperaturë trupore në vlerat 38-40 shkallë;
  • Kokëdhimbje;
  • Molisje:
  • Shqetësim;
  • Përlotje e syve;
  • Në gojë paraqiten puçrra të bardha që qëndrojnë për 2-3 ditë, pas së cilës paraqiten dhe
  • Pika në trup të shoqëruara me temperaturë trupore në vlerat 38-40 shkallë.

LEXO: Në RMV është shpallur epidemi e fruthit, masa të rrepta nga Ministria e Shëndetësisë

Më 16 prill 2019 është shpallur epidemi e fruthit në tërë territorin e RMV-së. Është ndaluar:

  • frekuentimi i fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe,
  • hyrja e kuadrit mjekësor në qendra shëndetësore pa dy doza të vaksinës MRP dhe
  • vizita në qendra shëndetësore. 

Shpallja e epidemisë ka për qëllim të:

  • Parandalojë komplikacionet nga kjo sëmundje infektive;
  • Parandalojë paraqitjen e formave të rënda të fruthit;
  • Parandalojë pasojat me vdekje;
  • Parandalojë shpërndarjen e mëtutjeshme të fruthit dhe
  • Të ulë numrin e të infektuarve të rinj.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka njoftuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për epideminë. Epidemi të fruthit paraprakisht është shpallur në BullgariShqipëriSerbi, Greqi dhe kjo nuk nënkupton ndalesë të qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button