Filipçe: Do të vendosen dy vaksina ë reja për fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë, këtë vit, në kalendarin e imunizimit do të fut dy vaksina të reja, vaksinën kundër virusit rota dhe vaksinën për pneumokokun, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Me vaksinimin kundër virusit rota janë mbrojtur përqindja më e madhe e fëmijë të cilët e kanë marrë (9 nga 10 fëmijë). Vaksinimi zbatohet me vaksinën e virusit rota oral, në tre doza me vendosjen e pikave në gojën e fëmijës, të moshës prej gjashtë javësh deri në 32 javë.

Doza e parë e vaksinës duhet të jepet para se fëmija të mbushë 15 javë, ndërsa të gjitha tre dozat e vaksinimit duhet të merren para se të mbushë tetë muaj. Shumica e fëmijëve, të cilët e kanë marrë vaksinën kundër virusit të rotës nuk kanë efekte të padëshiruara nga vaksinimi. Milionë bebe nga 94 vendet e botës e kanë marrë këtë vaksinë.

Me vaksinimin pneumokokë ulet mundësia për transmetimin e virusit. Trajtimi i infeksioneve pneumokokë me antibiotikë nuk është aq efikas për shkak të rezistencës së madhe të bakteries ndaj antibiotikëve, që e bën vaksinimin masë edhe më të rëndësishme parandaluese. Vaksinimi është mënyra më e mirë që të mbrohet nga infeksionet pneumokokë.

Vaksina e pneumokokut jepet në mënyrë intermuskulore. Fëmija mund të marrë nga një deri në katër doza, në varësi të moshës së fëmijës në momentin e fillimit të vaksinimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button