Vullnetarë nga Gjermania kanë krijuar një shteg për të ecur këmbëzbathur në Parkun e qytetit

Kryetari Shilegov u takua sot me një grup vullnetarësh nga Boni i Gjermanisë, të cilët periudhën e kaluar kanë punuar për të krijuar një kënd dhe instalim të ri në pjesën e parë të Parkut të qytetit, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. 

“Këndi i ri në Parkun e qytetit përbëhet nga një shteg në formë rrethi i përbërë nga materiale të llojllojshme: copa druri, gurë natyror, bar, kalldrëm, pllaka të betonit dhe materiale të tjera që e përmirësojnë qarkullimin, gjegjësisht do të duhet të inkurajojnë lëvizjen, t’i aktivizojnë shqisat duke krijuar ashtu efekt të mirë shëndetësor tek fëmijët. Ideja është që fëmijët të shkelin dhe të lëvizin zbathur, ndërsa afër shtegut do të vendoset edhe dollap për këpucët. Në mes të këtij këndi do të vendoset orë diellore ku përmes hijes fëmija do të mund të shohë sa është ora” informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit dhe Boni bashkëpunojnë nga 2015 nëpërmjet projekteve si “Erasmus Plus” dhe “Nice to work with you!” (“Gëzohem që punoj me ju”). Bashkëpunimi bazohet në idenë se si qyteti i Shkupit të promovojë turizmin urban.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button