Filipçe: Në asnjë rast nuk do të privatizohen apo mbyllen spitalet

Pas informatave se një e treta e qytetarëve ndajnë fonde shtesë për trajtim në spitalet private ku trajtimi nuk mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, në pyetjen se çfarë do të bëhet për forcimin e shëndetit publik, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce thotë se ata janë duke u përpjekur ta bëjë atë nëpërmjet modelit të partneritetit publiko-privat, si dhe mënyra të reja për të mbuluar shërbimet e caktuara shëndetësore në rajonet e vendit ku të njejtat mungojnë, transmeton Sdk.mk.

“Kjo është pikërisht ajo që ne duam të ndryshojmë, në vend që njerëzit të nxjerrin paratë nga xhepi për t’u trajtuar privatisht, shërbimi të jetë i disponueshëm përmes sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Risitë kryesore që po planifikojmë janë në drejtim të ndryshimit të financimit të një pjese të shërbimeve shëndetësore përmes partneritetit publik-privat, le të lejojmë kapitalin privat të hyjë si një investitor në sistemin tonë shëndetësor. Të lirohemi nga shpenzimet e panevojshme, ato që tani krijojnë borxhe, ne kemi një barrë të madhe dhe jemi të përqëndruar në krijimin e një sistemi shëndetësor që do të blejë shërbimet ku janë më të mirat dhe më të lira”, tha Filipçe.

Ai thotë se rasti nuk ka të bëjë me privatizimin e spitaleve, as me mbylljen e tyre.

“Unë nuk e di se për çfarë lloj privatizimi të spitaleve më pyesni. Ajo për të cilën po flas është model i partneritetit publik-privat. Kudo që partneri potencial privat mund të gjejë interes, ku do të mund të ndërtohet infrastruktura dhe pajisjet mund të përmirësohen. Kjo do të thotë përmirësimin e kushteve ku punëtorët shëndetësor punojnë dhe pagat më të larta, dhe për pacientët tanë, shërbime shëndetësore më cilësore “, tha Filipçe.

Ai tha se përpara se të vendosin të lejojnë partneritetet publike-private, ata duhet të presin për studime të fizibilitetit.

“Nëse studimet e fizibilitetit tregojnë se është në favor të qytetarëve dhe shtetit, ne do të zgjedhim modelin që i përshtatet më së shumti. Ne planifikojmë të bëjmë një debat të gjerë publik, në të cilin do të marrin pjesë sindikata, ekspertë nga financat, ekonomia dhe ligji, për të parë se në cilat pjesë do ta bëjmë. Unë duhet të them se nuk ka rrezik për mbylljen e spitaleve dhe ky model meriton një debat të gjerë midis të gjithë pjesëmarrësve “, tha Filipçe.

Megjithatë, mungesën e mjekëve të kujdesit shëndetësor parësor do ta mbulojë fakti se mjekët që punojnë në spitale do të marrin licencë nën sistemin e rotacionit për të ofruar shërbime si mjekë amë. Filipçe tha se kjo vlen para së gjithash për mungesën e gjinekologëve dhe pediatërve.

“Ne kemi identifikuar tashmë se ku nuk ka gjinekologë dhe pediatër amë, dhe mjekët nga spitalet rajonale do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të tilla përmes një sistemi rotacioni në ato klinika ambulatore ku nuk ka mjekë të ofrojnë shërbime, dhe në këtë mënyrë do ta afrojmë shërbimin më afër. Në të njëjtën kohë do të autorizojmë qendrat shëndetësore dhe do të pajisim klinikat dhe në një far mënyre ne do të aktivizojmë dispanteritë gjinekologjike që dikur kanë ekzistuar “, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button