Migracioni, një sfidë për sigurimin social të Maqedonisë së Veriut

Ndër arsyet kryesore të ndryshimit demografik të popullsisë së Maqedonisë Veriore është edhe migracioni. Ky fenomen vazhdon të jetë gjithashtu prezent në shkallë të gjërë në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Juglindor. Projeksionet në vitet e ardhshme nuk janë optimiste, aq më shumë kur kemi të bëjmë me një fenomen veç të njohur në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët janë veç antare të BE-së. Pyetja që na interpelon është të kuptojmë se a është fjala për një migracion të vërtetë apo bëhet fjalë për një mobilitet të krahut të punës në tregun e punës të BE-së? Nëse zgjedhëm opsionin e dytë, atëherë nuk kemi nevojë të alarmohemi shumë përveç të pranojmë se ky fenomen më shumë na frikon se po na bën keq. Duhet kuptuar këtë mobilitet të popullsisë si një lëvizje të krahut të punës për kushte më të mira për jetë e jo si një migracion definitiv apo i pa kthyeshëm.

Një çështje tjetër që vë në evidencë ky migracion është se kjo popullsi që migron në cilësinë e krahut të punës do të jetë një sfidë për sigurimin social. Për vendet e imigrimit është obligim që këta puntorë të kenë një mbrojtje sociale në vendet ku punojnë. Këto puntorë që do të punojnë në vendet e BE-së duhet të kyçen në sistemin e sigurimeve sociale të vendeve ku punojnë, p.sh: sigurimi i pleqësisë, i invaliditetit, i aksidentit, i ndihmave familjare etc. Për vendet e emigracionit është një sfidë tjetër që emergjon edhe atë në rrafshin e legjislacionit, të përmirësojnë infrastrukturën ligjore për të mbrojtur popullsinë e tyre në aspektin juridik.

Sigurisht janë punëtorët që do të punojnë në tregun e BE-së që do të preken më shumë nëse shteti i imigracionit ose shteti i emigracionit nuk janë në nivelin e detyrës. Prandaj, do të ishte shumë e arsyshme që puntorët që migrojnë në tregun e punës së BE-së të informohen për të drejtat dhe obligimet që dalin nga fusha e sigurimeve sociale. Pyetjet që do të interpelojnë më shumë në të ardhmen puntorët migrues janë: pensioni i pleqërisë në çfarë moshe? pensioni i invaliditetit si të kërkohet? pensioni i fatkeqësisë (aksidentit) si të veprohet? Ndihmat e fëmijëve nga cila kohë kemi të drejtë).

Marrëveshja për stabilizim dhe asocimit në mes BE-së dhe Maqedonisë Veriore përmban dispozita ligjore që mbulojnë fushën e sigurimit social. Kështu dispozitat e  Marrëveshjës për stabilizim dhe asocimit parashohin rregullat e koordinimit dhe parimet kryesore të sigurimit social siç janë: trajtimi i barabartë, ligji kompetent, totalizimi i kontributeve, bartja e kontributeve si dhe ndihma administrative. Puntorët migrues të Maqedonisë së Veriut mundet të kërkojnë që të respektohen të drejtat e tyre në fushën e sigurimit social në vendet e imigracionit, sigurisht po që se ato dëshirojnë ti realizojnë të drejtat e tyre. Një e drejtë mundet të realizohet po që se ajo ushtrohet!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button