Ilievski: Piloti i “Cesnës” së pari ka kërkuar ulje në Shkup, por menjëherë ka ndërruar mendje

Sot në një konferencë shtypi u drejtua Kryetari dhe hetuesi i Komitetit për hetim të aksidenteve ajrore pranë Qeverisë së RSM Zoran Ilievski. Ai vuri në dukje se të dhëna zyrtare mbi arsyet do të ketë pas 30 ditësh dhe apeloi të mos përhapen spekulime në publik, njofton Tv 21.

“Këtë konferencë shtypi më shumti e thirrëm për të mos përhapur spekulime në publik, sepse nuk është mirë për hetimin dhe ai mund të merr drejtim të gabuar. Qëllimi ynë është gjithmonë që së pari të përcaktojmë shkaqet e aksidentit “, tha Ilievski.

Sipas informatave të para, piloti kishte hyrë në turbulencë dhe mot të keq, por gjithashtu nuk mundi të konfirmojë zyrtarisht nëse piloti kishte marrë leje për ulje në Shkup.

“Ashtu është, piloti ka njoftuar se kishte hyrë në turbulenca. Sidoqoftë, unë nuk kam hasur rast në histori, deri më tani, që dikush të paralajmërojë leje për t’u ulur në ndonjë aeroport për shkak të motit të keq ose për çfarëdo arsye, e të mos e merr lejen. Ajo që është paralajmëruar janë vetëm spekulime. Nga informacionet e mia deri tani, piloti së pari ka kërkuar leje,  por pastaj menjëherë ka ndërruar mendje. Kjo mbetet si njohuri që kam unë, ndërsa kemi kërkuar të na i dorëzojnë të gjitha audio regjistrimet, e pastaj do të dihet”, deklaroi Ilievski.

Ai vuri në dukje se ekipi hetues ka kërkuar nga autoritet gjermane të dhëna për aeroplanin, ndërsa nga autoritetet bullgare historinë e pilotit që do të ndihmojnë gjatë hetimit.

“Zyrtarisht po i kërkojmë ato incizime sepse është pjesë e çdo hetimi. Gjithashtu, janë kërkuar raportet për parashikimin e motit”, tha Ilievski.

Ai theksoi se vetë piloti vendos për rutën, dhe në bazë të njohurive për kushtet e motit, ai vetë merr qëndrim përfundimtar nëse do të fluturojë.

“Para se fluturojë piloti së pari e lajmëron fluturimin, informohet për motin dhe bën një plan fluturimi. Në fund, kur t’i mbledhë të gjitha informatat, ai vendos vetë nëse do të fluturojë”, shtoi Ilievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button