Xhaferi u takua sot me Komisionarin e lartë të OSBE-së për pakicat nacionale

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me Lamberto Zanier, Komisionarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, i zgjedhur në këtë pozicion më 19 korrik të vitit 2017, njoftojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre Xhaferi ka bërë një hyrje të shkurtër në raport me bashkëpunimin e vendosur shumëvjeçar qysh prej vitit 1993 dhe ka thënë se roli i OSBE-së është lartë i çmuar te ne në drejtim të zhvillimit të proceseve demokratike në vend, dhe veçanërisht i rëndësishëm në këtë drejtim është roli dhe bashkëpunimi konstant me Komisionarin e lartë për pakica nacionale.

“Kryetari Xhaferi ka bërë një vështrim të shkurtër edhe për përfaqësimin aktual të përfaqësuesve të të gjitha bashkësive etnike në përbërjen parlamentare dhe për zgjidhjen ligjore me të cilën bashkësitë që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend, të kenë përfaqësuesin e vet në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike, me propozim të Avokatit të Popullit”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë thuhet se Komisionari i lartë Zanier, duke e vlerësuar lartë rolin e Kuvendit në Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe perspektivat për BE dhe NATO, e përuroi Kryetarin Xhaferi për angazhimin e tij personal në arritjen e këtyre qëllimeve.

“Sa u takon përcaktimeve të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, në mars të vitit 2018 u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve, dhe në përputhje me të njëjtin, u themelua Agjencia për përdorimin e gjuhës që e flasin më së paku 20% të qytetarëve dhe pritet edhe themelimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhës. Kryetari i Kuvendit shprehu kënaqësi edhe për Rezolutën për ndryshime dhe përmirësimin e pozitës së Romëve, që veç më është në procedurë. Gjithë angazhimi i bërë është në drejtim të realizimit të qëllimit të përbashkët, respektivisht ndërtimit të bashkëjetesës dhe përparimit të integrimit dhe tolerancës ndëretnike që janë shumë të rëndësishëm për stabilitetin  e shtetit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button