Sulm me bombë në Somali, 11 të vdekur
Së paku 11 persona e kanë humbur jetën nga sulmi me bombë në Mogadishu të Somalisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime të sigurisë theksojnë se para një restorani në kryeqendrën somaleze u aktivizua një mjet shpërthyes në një automjet.
Sipas të dhënave nga punonjësit mjekësorë kanë humbur jetën 11 persona ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur. Shpërthimi shkaktoi zjarr i cili përfshiu automjetet dhe objektet në afërsi.
Po ashtu edhe të mërkurën në Mogadishu shpërtheu një bombë, e vendosur në rrugë.
Mjeti shpërthyes u aktivizua në momentin kur një autokolonë kaloi në këtë pjesë të rrugës. Si pasojë 3 persona humbën jetën.
Fundjavën e kaluar, mbi 10 persona humbën jetën në sulmin ndaj ndërtesës së qeverisë në Mogadishu, përfshirë edhe zëvendësministrin e Punës, Saqar Ibrahim Abdallah.