Somali, të paktën 100 të vrarë nga shpërthimet me bomba në Mogadishu
Të paktën 100 persona u vranë në shpërthimet me bomba të shtunën në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud vizitoi vendin e shpërthimit dhe konfirmoi se më shumë se 300 persona u plagosën në sulmet terroriste, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Somalisë (SONNA).