Somali, me vdekjen e ministrit shtetëror u shënua viktima e dytë në vend nga COVID-19

Somalia ka konfirmuar vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19), pasi ministri shtetëror i drejtësisë i rajonit autonom Hirshabelle, Khalif Mumin Tohow, vdiq si pasojë e infektimit nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mumin Tohow iu nënshtrua koronavirusit në spitalin Martini në kryeqytetin Mogadishu, një ditë pasi u testua pozitiv në Jowhar, kryeqytetin administrativ të Hirshabelle.

Zv/kryetari i Hirshabelle, Ali Gudlawe Hussein, konfirmoi për mediat vdekjen e tij.

Mediat lokale raportuan se Mumin Tohow, i cili po ashtu kishte shtetësi britanike, udhëtoi në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shkurt, para se të kthehej në vendin afrikan.

Të mërkurën, Somalia konfirmoi vdekjen e parë të koronavirusit. Sipas Ministrisë somaleze të Shëndetësisë, vendi ka regjistruar 21 raste të koronavirusit, duke përfshirë disa punonjës të qeverisë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.7 milionë, me pothuajse 110 mijë vdekje dhe afër 406 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button