Antikorrupsioni do t’i kontrollojë për korrupsion gjykatësit Vangellovski, Laliq dhe Pançevski

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ish anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, gjykatësja, Sofija Laliq, Svetlana Kostova nga Gjykata e Lartë Administrative dhe ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski janë në thjerrëz të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), njofton Portalb.mk.

Komisioni do të konstatojë nëse ekziston keqpërdorim dhe veprime korruptive të cilat eventualisht i kanë kryer gjykatësit, nëpërmjet kontrollit të listave të tyre anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratat e dorëzuar për interesa.

Kjo vjen pasi që në raportin e fundit për të drejtat e njeriut të publikuar nga Stejt Departamenti i SHBA-së, mes tjerash theksohet raporti i Prokurorisë Speciale për gjykatësit që kanë lejuar që politika në mënyrë direkte të përzihet në gjyqësor.

Anëtarja e Antikorrupsionit, Sofka Pejovska, në seancën e sotme ka deklaruar se ata nuk munden që të ndërmarrin hapa direkt për përmirësimin e sistemit gjyqësor, por mund të kontribuojnë në kuadër të kompetencave të tyre.

“Kjo është mundësia që e kemi t’i kontrollojmë gjendjet pronësore të personave nga sistemi gjyqësor të cilët gjatë kohë janë kritikuar. Besoj se nëse diçka zbulojmë do të jemi pjesë e mozaikut për gjyqësor më të mirë”, tha ajo.

Përndryshe, në raportin e Stejt Departamentit citohen pjesë nga raporti i PSP-së për vitin 2018-të, ku flitet për gjykatësit e theksuar.

“Më 14 shtator zyra e prokurorit special ka dorëzuar raport të veçantë për gjykatësit nga përgjimet e paligjshme në vitet 2008-2015”, ndërkaq theksohet edhe raporti për ndarjes elektronike të lëndëve – sistemi AKMIS derisa me gjykatën ka udhëhqur Pançevski.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, sipas raportit, ka ndarë informata me politikanë dhe funksionarë për gjykimet në rastet të cilat kanë qenë aktive.

“Ish anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, është konsultuar me përfaqësues të lartë qeveritar për zgjedhjen e gjykatësve lojal ose të dëgjueshëm për strukturat politike, ndërkaq gjykatësja Sofia Laliq, do t’i ndjekë urdhrat e DSK-së dhe me këtë rëndë është shkelur Kodi Etik i Gjykatësve. Gjykatësja administrative, Svetlana Kostova, njëkohësisht ka punuar edhe si gjykatëse, por edhe ka qenë e punësuar në DSK”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button