“Megjashi” e promovoi doracakun “Prindëri pozitive”

Doracaku për prindër dhe kujdestar “Prindëri pozitive” është promovuar sot nga ana e Ambasadës për Fëmijë, “Megjashi”. Doracaku është financuar nga programi “Save the Children” ndërsa qëllimi është rritja e vetëdijes për rëndësinë e udhëheqësisë së përgjegjshme në drejtim të interesit më të mirë të fëmijëve. Doracaku është në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome, transmeton Portalb.mk.

“Në doracak i kemi theksuar aspektet kyçëse për atë se çka do të thotë prindëri pozitive dhe e përgjegjshme. Në fillim flitet për disiplinën si një nga aspektet e udhëheqësisë dhe theksohen dy gjëra kyçëse, se disiplina është mësim, e jo dënim, dhe se dënimi fizik në asnjë kriter nuk mund të justifikohet pse ka pasoja negative pas rritjes optimale dhe zhvillim të fëmijës. Fëmijës duhet t’i shpjegohet prej moshës më të hershme se çka do të thotë vetëkontroll, disiplinë dhe empati. Nuk është e mjaftueshme që prindi të jetë i pranishëm fizikisht. Nëse nuk ka interaksion kualitativ, zhvillimi të rrjedhë pozitivisht. Prindëria nuk është diçka me të cilin rritemi, por është diçka që mësohet. Baza gjithmonë vendoset në familje”, tha Ana Frichand, profesoreshë dhe një nga autoret e doracakut.

Ajo theksoi se zhvillimi i fëmijës fillon në familje dhe se prindërit janë modelet kyçëse për identifikimin, sjellja e tyre e orienton zhvillimin dhe sjelljen e fëmijës.

“Ky doracak për mua personalisht dhe për ne si organizatë është punuar pas kërkesës së prindërve. Konsideroj se doracaku do u bëhet një lloj përkrahje për të gjithë prindërit, që të mund shkurt dhe qartë të shohin deri ku janë dhe si duhet të veprojnë. I nxis prindërit që së pari të kujdesen për veten, sepse në atë mënyrë e mësojmë edhe fëmijën si të kujdeset për veten, si të socializohet, si të jetë qytetar i mirë, si mund më lehtë të përballet me pasojat që i ka. “, shtoi psikologja, Jana Zenkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button