PSP u vihet pas gjykatësve, mes tyre edhe Vangellovski

Prokuroria Speciale Publike pret që në periudhën në vazhdim të ndërmeren masat e nevojshme dhe të krijohen kushte ligjore për kycje të saj në Prokurorinë Publike të Maqedonisë, por si institucion në vete e cila do të ketë autonomi dhe do të ndjek edhe vepra penale të profilit të lartë të korrupsionit. Kjo është e theksuar në raportin më të ri gjashtë mujor të ekipit të Katica kanevës, prej ku konfirmojnë se në periudhën e ardhëshme gjygji më intenzivisht do të caktojë senca gjygjsore, përcjell Portalb.mk.

PSP në Raportin e posaçëm thekson se ish-kryetarja, ndërsa tani anëtare e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, gjykatësja në Gjykatën Administrative Supreme, Svetllana Kosotova dhe gjykatësja nga Gjykata Penale e Shkupit, Sofija Llaiq kanë vepruar në mënyrë joadekuate sipas urdhrave të drejtpërdrejta politike, që është konfirmuar në bazë të bisedave të përgjuara dhe sms komunikimeve që i posedon Prokuroria.

“Përgjimet e paautorizuara të përmbledhura në këtë raport tregojnë interaksione mes funksionarëve të lartë në gjyqësor dhe anëtarëve të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të cilët në thelb e minojnë pushtetin gjyqësor. Përgjimet e paautorizuara zbulojnë biseda në të cilat anëtarët e gjyqësisë heqin dorë nga pavarësimi i saj dhe paanshmëri që t’i avancojnë interesat e qeverisë apo interesat e tyre personale. Komunikimi i tillë padyshim se lenë hapësirë për krijimi e mosbesimit te opinioni në tërë sistemin gjyqësor”, qëndron në raportin e posaçëm të PPS.

Qëllimi i parashtrimit të Raportit të posaçëm, siç thonë nga PSP nuk është e thjeshtë të dokumentohet veprimi jo përkatës, për për veprimin e tillë jo përkatës të mos vazhdojë ta minojë sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë dhe ta pengojë integrimin euroatlantik të vendit tonë.

“Nga dëshmitë me të cilat disponon PSP, posaçërisht bisedat telefonike e Aleksandra Zafirovës, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013, prej të cilave një pjesë edhe u publikuan, del se përderisa e ka ushtruar funksionin kryetare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, ka qenë në korrindim të vazhdueshëm me pushtetin ekzekutiv… Kryetari i atëhershëm i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri i Drejtësisë, ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim kanë vendosur për zgjedhjen e gjykatësve ‘përshtatshëm’ dhe shkarkimin e gjykatësve ‘të papërshtatshëm’, bashkëpunëtorët profesional i kanë zgjedhur sipas listave, e kanë menaxhuar punën, kanë intervenuar në procedurat gjyqësore”, theksohet në Raportin e posaçëm.

PSP në raport e përmend edhe kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i cili në vitin 2011 dhe 2012 në disa raste bashkëbiseduesve të saj u ka dhënë informacione nga procedurat gjyqësore, ka intervenuar te te gjykatësit tjerë për lëndët dhe ka dhënë sugjerime për veprimin.

PSP këkron nga Kuvendi që të ndryshojë regullativën ligjore për shkarimin e jo vetëm t këtyre por edhe të gjykatësve të tjerë që nuk kanë integritet dhe punojnë në mënyrë joprofesionale dhe për të cilët ka dëshmi në bisedat e përgjuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button