RMV, derisa nëna do të jetë në pushim të lindjes, edhe babai do të marrë pushim njëmujor

Përveç pushimit nëntëmujor të lindjes për nënat, edhe baballarët do të munden të marrin pushim paralelisht me bashkëshortet e tyre, edhe atë një muaj pasi që do të lind foshnja. Kjo e re parashihet me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, i cili pritet që deri në fund të vitit të votohet, njofton Portalb.mk.

Momentalisht, babai ka të drejtë të marrë mungesë prindërore, por vetëm nëse nëna heq dorë nga shfrytëzimi i nëntë muajve të cilës i takojnë.

“Sikur hulumtimet, ashtu edhe praktikat tregojnë se prania e babait ndikon pozitivisht në zhvillimin e fëmijëve, ndarjen e aktiviteteve dhe kujdesit të shtëpisë dhe fëmijëve, mundëson rritje të aktivitetit ekonomik të grave, zvogëlim të pabarazisë në pagat dhe pensionet mes grave dhe burrave dhe me atë ndikon drejt barazisë gjinore dhe zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë. Përparësitë e sjelljes së kësaj mase janë të shumta. Për atë, vlerësojmë se janë të nevojshme ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, te e cila do të vendosen tre lloje të pushimeve – nënës, babait dhe prindërore të rekomanduara nga organizata ndërkombëtare e punës”, tha Marija Bashevska, kryetarja e Reaktor, në panel diskutimin e sotëm në lidhje me pushimin prindëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button