Takimi Osmani-Trajçevski: Për t’i plotësuar standardet evropiane, nevojitet ende punë në media

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim me drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, njofton Portalb.mk. Pas takimit, Osmani ka deklaruar se ende nevojitet progres në çështjen e mediave.

“Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku ende na nevojitet progres për ti plotësuar standardet evropiane dhe të krijojmë kapacitet për menaxhim me sfidat bashkëkohore të lajmeve të rreme, përhapjen e gjuhës së urrejtjes etj”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, procesi i zgjedhjeve presidenciale është një mundësi për ta krijuar, siç tha ai, atmosferën e të drejtë dhe kompetitive, dhe me të, të tregojmë pjekuri demokratike dhe shoqërore, e cila do të vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian.

Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të Osmanit, institucioneve përkatëse për zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit.

Takimi Trajçevski-Osmani
Takimi Trajçevski-Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button