Shkup, për pesë vjet çmimi për metër katror të banesave ka rënë për 8.000 denarë

Rënie prej 8.000 denarëve ka pësuar çmimi i metrit katror të banesave në Shkup në periudhën prej vitit 2013-të deri në vitin 2018-të. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në Shkup, çmimi mesatar për një metër katror të hapësirës banesore vjet kanë qenë 26.764 denarë pa TVSH, ndërkaq në vitin 2013 54.857 denarë, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Kjo nënkupton se çmimi mesatar i një banese prej 60 metër katror në vitin 2013 ka qenë 3.3 milionë denarë ose rreth 53.000 euro, ndërkaq vitin e kaluar 2.8 milionë denarë ose 45.000 euro, që është ulje për 7.400 euro.

Në nivel të shtetit, çmimi mesatar për një metër katror të hapësirës banesore në vitin 2018-të ka pasur vlerën prej 43.155 denarë, ndërkaq në vitin 2013-të, 46.825 denarë, gjegjësisht është ulur për 3.670 denarë.

Sipas paralajmërimeve të ndërtimtarëve në të ardhmen do të ketë trend të rritjes së çmimit të banesave.

“Çmimi i banesave në të ardhmen do të rriten, por lartësinë do ta caktojë tregu në bazë të kualitetit të ndërtimit, lokacionit, infrastrukturës dhe ambientit”, deklaroi kryetari i Odës Ndërtimtare të Lidhjes së Odave Ekonomike, Ivica Jaqimovski.

Ai sqaroi se rritjen e çmimit e diktojnë harxhimet që i kanë kompanitë ndërtimore në tre segmente: material ndërtimor, shërbime dhe të punësuar.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, harxhimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në lidhje me të njëjtin tremujorësh të vitit 2017-të janë më të larta për 5.9%, harxhimet për materiale janë rritur për 3.2%, ndërkaq për të punësuarit për 13%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button