RMV, Sindikata kundër transferimit të administratorëve në sektorin privat, MSHIA: Nuk i detyrojmë

Sindikata e Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut e kundërshton idenë e Qeverisë për transferimin e administratorëve në sektorin privat. Nga ana tjetër, sektori i biznesit kërkon që fillimisht atyre t’u tregohet për kuadrot që do t’u ofrohen, ndërkaq Ministria vijon realizimin e planit, shkruan Portalb.mk.

Deri në fund të vitit 2019-të do të duhet të realizohet plani për transferimin e disa të punësuarve nga administrata publike në sektorin privat, ndërkaq asnjë i punësuar nuk do të detyrohet ta ndërrojë vendin e tij të punës, shpjegojnë për Portalb.mk nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në lidhje planin e tyre për riorganizimin e të punësuarve në administratën publike.

“Transferimi i të punësuarve nga sektori shtetëror në sektorin privat do të realizohet në bashkëpunim me sektorin privat. Qëllimi është që pas kryerjes së analizave nga ana e institucioneve që kanë numër të madh të të punësuarve dhe analizave nga ana e sektorit privat për nevojat e tyre, oferta dhe kërkesa të bashkohen dhe të realizohet transferimi. Asnjë i punësuar në administratën publike nuk do të detyrohet që të transferohet në sektorin privat, ndërkaq kompanitë private do të marrin përfitime për marrjen e të punësuarve nga administrata publike”, thonë për Portalb.mk, nga MSHIA.

Por, nga Sindikata e Administratës dhe Administratës Shtetërore thonë se ky plan nuk do ta zgjidh problemin me administratën publike.

“Me transferimin nuk do të zgjidhet problemet në administratën por kjo vetëm do ta shkatërrojë sigurinë e vendeve të punës dhe të punësuarve në administratën shtetërore në afat të gjatë. Ideja që të zbatohet transferimi pa ne është i papranueshëm dhe vlerësojmë se duhet që të vendet e punës suficitare në sektorin publik (ku kanë bërë më shumë punësime) që të punësohen me rikualifikim të më shumë të punësuarve të cilët kushtimisht do të ishin në listën e transferimit për në sektorin privat. Edhe pse është realizuar takim me ministrin e MSHIA-së në të cilën është treguar qëndrimi ynë, megjithatë nuk janë realizuar bisedime më serioze me Ministrinë ose Qeverinë. Nga ana e Ministrisë është treguar dëshirë për bashkëpunim me Sindikatin, në drejtim të zgjidhjes së problemeve në administratën publike, por nuk mund të themi se Ministria edhe më tej dëshiron që të zbatojë transferim”, reagojnë nga Sindikata e Administratës.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, thonë se gjatë këtij procesi duhet që Ministria t’i konsultojë bizneset me qëllim që të kuptohet se çfarë kuadri do t’u ofrohet atyre pasi që puna në sektorin privat, për dallim nga ai shtetëror, është më dinamike.

“OEMVP ndjek nga afër të gjitha proceset, e njëjta është edhe me planin për riogranizim të administratës, kurse qëndrimi jonë që në fazën e parë të diskutimit për këtë plan ka qenë të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse se çfarë kuadro posedon administrata shtetërore me qëllim që fillimisht biznesi të ketë informata të sakta dhe më pas të filtrohen se cilët janë profilet të cilat i duhen biznesit. Si përfaqësues të sektorit të biznesit jemi të hapur të diskutojmë rreth kësaj teme. Mirëpo, ajo që është e rëndësishme është që para se të merret ndonjë hap konkret apo vendim, bizneset duhet të informohen për kuadrot që paraqiten si tepricë me qëllim, pasi që puna në sektorin privat dallon nga puna në administratën shtetërore dhe është më dinamike dhe ndoshta do të paraqitet nevoja edhe për rikualifikimin e tyre”, thonë për Portalb.mk nga OEMVP.

Ndryshe, për momentin po punohet në planin konkret me propozime se si duhet që të realizohet administrata publike. Nga Ministria thonë se së shpejti do të mbahet debat publik për këtë temë, ku një pjesë e gjetjeve nga analizat do të prezantohen.

Numri i të punësuarve në sektorin publik në Maqedoni sipas numrit zyrtar të vitit 2018-të është 139.009, ndërkaq deri në fund të muajit mars do të duhet që të publikohet numri momental i tyre. Analizat e Shoqatës së menaxherëve të Maqedonisë tregojnë se 30 % e të punësuarve në sektorin shtetëror janë tepricë, ndërsa nga ana tjetër sektori privat ka nevojë për 80 mijë të punësuar të profileve të ndryshme. Sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportet e tyre për Maqedoninë e Veriut, numri i të punësuarve në administratën publike është i madh dhe duhet që të punohet në zvogëlimin e të njëjtit.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut janë kusht që të fitojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin EvropianMSHIA është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vitet e ardhshme për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button