Maqedoni, 139 mijë persona janë të punësuar në sektorin publik

139.099 individë janë të punësuar në sektorin publik në Maqedoni. Kështu bëri të ditur ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski gjatë publikimit të Raportit vjetor nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2017, raporton Portalb.mk.

Nga ky numër, 69.380 janë të punësuar me vendime aktive në 1.299 institucione ndërkohë që 15 institucione nuk kanë fare të punësuar administratorë.

Nga 1.299 institucione sa kanë të punësuar administratorë, 59.96 për qind e tyre janë të pushtetit lokal, ndërkohë që të pushtetit qendror janë 40.03 për qind.

Sipas raportit të njëjtë, më së shumti të punësuar ka në veprimtarinë e arsimit me 32 për qind të punësuar nga numri i përgjithshëm i administratorëve, ndërkohë që më së paku ka në veprimtarinë e kulturës, gjyqësorit dhe pylltarisë.

“Në drejtori janë të punësuar 15%, në fushën e punës dhe politikës sociale janë të punësuar 6%, në fushën e transportit janë 3%, në gjyqësor janë 3%, në shëndetësi janë 18%, në bujqësi dhe pylltari janë 2%, në punë komunale dhe higjienike janë 10 për qind, në kulturë 3 për qind, në pushtetin lokal janë 5 për qind”, tha Mançevski.

Arsyeja se pse kemi ulje të numrit të administratorëve, sipas ministrit Mançevski ka të bëjë me atë se: “punësimet bëhen në baze të nevojës së institucioneve, e jo interesit partiak”.

Nga tërë numri i administratorëve, 75 për qind e tyre janë të përkatësisë etnike maqedonase, kurse rreth 19 për qind janë të përkatësisë etnike shqiptare.

Kurse në pikëpamje gjinore, 46 për qind janë të përkatësisë gjinore mashkullore kurse 54 përqind janë të përkatësisë gjinore femërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button