Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i grupeve të punës për PSP-në

Ka dështuar edhe takimi i ditës së sotme i grupeve të punës për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. Palët u ndanë të pakënaqura sepse nuk arritën marrëveshje. Ministra e drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se kërkesat e opozitës nuk janë konkrete në formë të amendamenteve dhe që sjellja e tyre është dekonstruktive, transmeton Alsat M.

“Si duket amnistia e bashkë partiakeve të tyre është më e rëndësishme se e ardhmja e vendit. Ata duhet sot te kishin dorëzuar amendamente konkrete. Ne vend te tyre kemi marre materiale me dokumente ndërkombëtare. Te gjithë dokumentet ku bazohet VMRO-DPMNE-ja janë përfshire. Qartë shihet se VMRO-DPMNEja nuk ka dëshirë të marrë pjese në përpilimin e këtij teksti. Në atë moment kur VMRO-DPMNEja të ketë amendamente konkrete për përmirësimin e këtij teksti, menjëherë ditën tjetër do të caktoj takim për këtë gjë. Kjo është një sjellje tjetër destruktive e tyre. Nuk kemi caktuar afate. Ligji është në procedurë parlamentare dhe ne do të vazhdojmë me përpjekjet dhe bisedimet me grupet tjera parlamentare për të siguruar 2/3 e votave”- tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

  • Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
  • PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
  • Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.

Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, dje në konferencë për shtyp ka theksuar se ekzistojnë dallime serioze mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button