Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri shtatë, ndërsa e ditës prej 14 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 21 gradë Celsius.

Nën ndikim të valës së lagësht dhe më të ftohtë të hënën në orët e mbrëmjes dhe të natës do të pasojë ndryshim i dukshëm i motit. Do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male reshje të borës dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie të dukshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button